
Të martën stacioni policor në Deçan ka pranuar një informatë për një shpërthim të ndodhur në fshatin Strelllc i Epërm.
Sipas njoftimit, zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar viktimën në oborrin e shtëpisë së tij, ku kishte ndodhur shpërthimi i fuqishëm.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore, derisa bëhet e ditur se pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, të mërkurën është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar lidhur me rastin.
I dyshuari, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.