Veterani i UÇK-së vendos fotografitë e ish-krerëve që po mbahen në Hagë para Qeverisë: Jemi çlirimtarë, jo zullumqarë

13:30 | 11 Qershor 2026
veterani-i-uck-se-vendos-fotografite-e-ish-krereve-qe-po-mbahen-ne-hage-para-qeverise:-jemi-clirimtare,-jo-zullumqare

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, duke vendosur fotografitë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, me mbishkrimin “Ne jemi çlirimtarë, jo zullumqarë”, raporton Ekonomia Online.

Pllashniku tha se aksioni kishte për qëllim të përcillte një mesazh për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me ish-drejtuesit e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

“Unë sot kom vendos kështu që jam ardh me i tregu kryeministrit që na jemi çlirimtar, nuk jemi zullumqar, se na jena çlirimtar se e kena çliru Prishtinën e kena çliru Kosovën. E themeluesit e UÇK-së, janë tu u mbajt qe 6 vjet n’Hagë padrejtësisht paraburgim, me këto akuza të Serbisë. Kështu që këta janë themelues të UÇK-së, nuk janë zullumqarë, duhet me ditë Albin Kurti, po janë çlirimtarë”, tha ai.

Pllashniku tha se pret kërkimfalje nga kryeministri në detyrë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të dala nga lufta.

“Edhe Albin Kurti neve duhet të na kërkojë falje. Më së pari këtyre në burg që janë, tani edhe krejt veteranëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, atyre masakrave të gjithëve do t’ju kërkojë Albin Kurti falje, se përndryshe nëse nuk kërkon falje, ne kemi me bë një protestë shumë të hatashme, domethënë që ka me u dridh krejt Kosova. Se m’ju thënë zullumqarë Albin Kurti këtyre, nuk ka kurrfarë arsye, po ne jemi çlirimtarë”, tha ai.

Duke folur para objektit të Qeverisë, ai adresoi akuza edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për veprimet e saj në të kaluarën.

“E unë do t’i tregoj Albin Kurtit në qoftë se është në zyrë këtu, Albin Kurti që po thua qitja pikën, ja ka qit parlamenti pikën me zollë. Zollë i kanë mshuar, me zollë e ka sulmu  Vetëvendosja e din fort mirë, me zollë. Edhe ata që e sulmuan shtetin, ata janë terroristë. Edhe Vetëvendosja është terroriste, organizatë terroriste se ka sulmu shtetin e Kosovës. Qe këta e kanë çliruar, këta po e mbrojnë edhe në Hagë pavarësinë e Kosovës edhe po mbrojnë krejt Kosovën e krejt popullin shqiptar, krejt trojet shqiptare”, tha ai.

Ai gjithashtu bëri thirrje që, sipas tij, të mos ketë ofendime ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Kështu që hera e fundit që i bëj mesazh edhe do ta dinë mirë Albin Kurti. Nuk guxon më me ofendu asnjë çlirimtar hiç, hiç s’guxon Albin Kurti. As njerëzit e Albin Kurtit nuk guxojnë, as me sha as me fye çlirimtarin. Në qoftë se ka diçka fakte për një çlirimtar, qe ku është shteti jonë, qe ku janë prokuroria, gjykata, policia, do t’i dorëzojë atje e jo me i ofendu çlirimtarët. Ani shumë në kohën më të keqe tash kur këta janë në Hagë, merret Albin Kurti edhe me këta, se kur Rexhep Selimit i thotë zullumqar, më ka thënë edhe mua edhe krejt anëtarëve të familjes sonë të veteranit”, tha ai.

Komento: