Policia e Kosovës i bashkohet shënimit të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjaku

17:30 | 11 Qershor 2026
policia-e-kosoves-i-bashkohet-shenimit-te-dites-boterore-te-dhurimit-te-gjaku

Me iniciativën e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), përmes Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, u organizua aktiviteti për shënimin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Në këtë aktivitet me karakter humanitar morën pjesë edhe 25 pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës, të cilët vullnetarisht dhuruan gjak, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e tyre ndaj shërbimit të qytetarëve dhe solidaritetit njerëzor.

Për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme në promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut, përfaqësuesit e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore dhe të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës u nderuan me mirënjohje nga QKKTGJ/QKUK.

Komento: