Ambasada amerikane: Ngërçi i vazhdueshëm po i kushton Kosovës, koha që udhëheqësit t’i japin prioritet stabilitetit

17:50 | 11 Qershor 2026
ambasada-amerikane:-ngerci-i-vazhdueshem-po-i-kushton-kosoves,-koha-qe-udheheqesit-t’i-japin-prioritet-stabilitetit

Kosova ka mbajtur tre palë zgjedhje në më pak se dy vite, gjë që e ka futur vendin në një ngërç të vazhdueshëm institucional dhe ka penguar progresin e vendit.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se kjo po i kushton Kosovës me mundësi të humbura. Sipas amerikanëve është koha që liderët politikë në Kosovë t’i japin prioritet stabilitetit dhe progresit në të mirë të të gjithë qytetarëve.

“Ky ngërç i vazhdueshëm politik po i kushton Kosovës me mundësi të humbura. Ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”- thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Udhëheqësit politikë të Kosovës, sipas Ambasadës amerikane duhet të punojnë së bashku për formimin e institucioneve në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Qytetarët e Kosovës presin nga liderët e tyre që ta përmbushin zotimin për të vepruar në interesin më të mirë të vendit”, kanë thënë nga Ambasada amerikane për Kallxo.com.

Komento: