NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

09:10 | 12 Qershor 2026
nato-ja-planifikon-zvogelim-te-pranise-ne-kosove-sepse-eshte-permiresuar-situata-e-sigurise

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin e KFOR-it është njoftuar se ajo planifikon të zvogëlojë numrin e ushtarëve në këtë mision.

Komandanti i NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, ka njoftuar se do të bëhet një “optimizim“ i pranisë së NATO-s në Kosovë si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në kohët e fundit dhe marrjes së më shumë përgjegjësive nga institucionet vendore të sigurisë.

“NATO dhe KFOR-i janë tërësisht të përkushtuar për sigurinë në Kosovë. Pikërisht falë këtij përkushtimi është përmirësuar situata e sigurisë në Kosovë pasi organizatat e sigurisë në Kosovë kanë rritur kapacitetet e tyre. Kushtet ekzistuese krijojnë mundësi për optimizimin e madhësisë dhe pranisë së KFOR-it më tej“, ka thënë ky komandant i NATO-s. /Koha

Komento: