Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës

09:50 | 12 Qershor 2026
haxhiu-e-kurti-bejne-homazhe-ne-kompleksin-memorial-“adem-jashari”-ne-27-vjetorin-e-clirimit-te-kosoves

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe sot në Kompleksi Memorial Adem Jashari, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Dy krerët institucionalë nderuan sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit, duke vendosur kurora lulesh pranë varreve në kompleksin memorial në Prekaz.

Komento: