Ishte në mjekim intensiv, vdes personi që u vetaksidentua disa ditë më parë në autostradën Mazgit–Fushë Kosovë

10:40 | 12 Qershor 2026
ishte-ne-mjekim-intensiv,-vdes-personi-qe-u-vetaksidentua-disa-dite-me-pare-ne-autostraden-mazgit–fushe-kosove

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, ka vdekur personi i cili ishte përfshirë në një vet-aksident disa ditë më parë.

Në raportin e PK’së, bëhet e ditur se viktima ka qenë duke marrë mjekim intensiv në QKUK.

‘’AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Autostrada Mazgit–Fushë Kosovë, KM 87 / 06.06.2026 – 17:52. Është raportuar se më 12.06.2026 në QKUK ka ndërruar jetë viktima që ka qenë duke u trajtuar në mjekim intensiv si pasojë e një vet-aksidenti trafiku që ka ndodhur më 06.06.2026. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet në raport.

Komento: