U gjet pa shenja jete, hetohet vdekja e një burri në Shtime

11:30 | 12 Qershor 2026
u-gjet-pa-shenja-jete,-hetohet-vdekja-e-nje-burri-ne-shtime

Paraditen e djeshme është gjetur pa shenja jete një burrë në komunën e Shtimes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit, dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

“Rasti po vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante policore”, thotë PK

Komento: