Vetëvendosje e merr mandatin e 50-të nga votat e diasporës, PDK bie për një

21:05 | 12 Qershor 2026
vetevendosje-e-merr-mandatin-e-50-te-nga-votat-e-diaspores,-pdk-bie-per-nje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga votimi jashtë Kosovës.

Kur janë numëruar rreth 70 për qind e votave nga ambasadat dhe konsullatat, Lëvizja Vetëvendosje ka shkuar në 50 mandate, duke e zbritur Partinë Demokratike të Kosovës në 23 mandate.

Sipas rezultateve të deritanishme, LVV-ja ka siguruar 299 mijë e 526 vota ose 43.62 për qind të votave, që i përkthehen në 50 ulëse në Kuvend.

Komento: