Elezi: Nis numërimi i votave me postë

22:10 | 12 Qershor 2026
elezi:-nis-numerimi-i-votave-me-poste

Ka nisur numërimi i fletëvotimeve të para nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Valmir Elezi.

“Derisa po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike, ku deri më tani (e premte, 12 qershor, ora 21:00) janë numëruar 34 nga 47 vendvotimet, KQZ ka filluar me numërimin e fletëvotimeve të para nga votimi me postë jashtë Kosovës”.

“Fletëvotimet nga votimi me postë janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit. Aktualisht procesi ka nisur me një kuti votimi”, ka thënë ai.

Komento: