Aksident në rrugën Fushë Kosovë–Komoran, krijohen kolona të gjata

13:05 | 13 Qershor 2026
aksident-ne-rrugen-fushe-kosove–komoran,-krijohen-kolona-te-gjata

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë–Komoran, duke shkaktuar kolona të gjata të automjeteve dhe vështirësi në qarkullim, shkruan Gazeta10.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihen një veturë e policisë dhe një autoambulancë, të cilat kanë dalë menjëherë në terren.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me numrin e të lënduarve apo rrethanat e aksidentit.

Komento: