Numërimi i votave të diasporës vazhdon edhe sot

08:15 | 14 Qershor 2026
numerimi-i-votave-te-diaspores-vazhdon-edhe-sot

Procesi i numërimit të votave të ardhura me postë po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ndërsa rezultatet e deritanishme tregojnë një epërsi të dukshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas të dhënave të publikuara, deri më tani janë numëruar 36 vendvotime, që përbëjnë 23.08 për qind të totalit. LVV kryeson me 9.119 vota, e ndjekur nga LDK me 2.210 vota. Në vendin e tretë renditet PDK me 876 vota, ndërsa Aleanca ka siguruar 579 vota.

Bazuar në rezultatet e përmbledhura aktuale, LVV ka siguruar 51 ulëse në Kuvend, PDK 23 mandate, LDK 19 ulëse, ndërsa Aleanca shtatë deputetë.

Megjithatë, procesi zgjedhor ende nuk është përmbyllur, pasi kanë mbetur pa u numëruar votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, numërimi i të cilave nuk ka nisur ende.

Ndërkohë, numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike dhe në Qendrat Komunale të Numërimit tashmë ka përfunduar.

Komento: