Po e bën “namin”në Evropë, ja kush po e rrëmben Felix

10:42 | 17 Qershor 2019

Manchester City, ka avancuar në betejë për të transferuar fenomenin 19-vjeçar, Joao Felix, raporton Mail.

Felix kërkohet gjithashtu nga Manchester United dhe Atletico Madrid, por gatishmëria e Cityit për ta huazuar atë në Benfica u jep atyre avantazh, përcjell ORAinfo.

Pep Guardiola nuk sheh ndonjë nevojë të menjëhershme më për Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus dhe do të ishte i gatshëm të kthehej menjëherë te Felix për nënshkrimin e tij.

Felix ka një klauzolë lirimi prej 105 milionë funte (132 milion dollarë) në kontratën e tij me klubin portugez./ORAinfo/

Komento: