Hysri Selimi u dënua me 6 vite për spiunazh, Prokuroria Speciale mirëpret vendimin

10:05 | 15 Qershor 2026
hysri-selimi-u-denua-me-6-vite-per-spiunazh,-prokuroria-speciale-mirepret-vendimin

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpretur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Hysri Selimit i akuzuar për veprën penale të spiunazhit.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në ndjekjen e rasteve që cenojnë rendin kushtetues dhe interesat e Republikës së Kosovës, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta profesionale”, thuhet në postim.

Komento: