Kur pritet të bie çmimi i naftës në Kosovë? Flasin tregtarët

11:59 | 15 Qershor 2026
publikohen-cmimet-e-derivateve,-nafta-me-lire-se-dje

Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka vazhduar rënien edhe sot, pas marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit.

Nafta e tipit Brent po tregtohet rreth 83 dollarë për fuçi, me një rënie prej më shumë se 4 për qind krahasuar me ditët e fundit, ndërsa tregjet po sinjalizojnë stabilizim të furnizimeve globale me energji.

Përfaqësues të tregtisë së derivateve të naftës kanë deklaruar se nëse rënia e çmimit në bursat ndërkombëtare vazhdon me këtë ritëm, edhe në Kosovë pritet që brenda rreth 15 ditëve të ketë ulje të çmimeve të derivateve, duke iu afruar niveleve që ishin para konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit.

Sipas tyre, lëvizjet në tregun vendor zakonisht reflektojnë me disa ditë vonesë ndryshimet që ndodhin në bursat ndërkombëtare.

Nëse nuk ka tensione të reja gjeopolitike dhe çmimi i naftës vazhdon të bjerë, konsumatorët në Kosovë mund të përfitojnë nga çmime më të ulëta të benzinës dhe naftës gjatë gjysmës së dytë të këtij muaji.

Tregjet globale mbeten optimiste se furnizimi me naftë do të normalizohet, ndërsa analistët presin që trendi i rënies të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Komento: