Ekzekutohen 100 Eurot për sektorin privat, studentëve u duhet ende të presin

16:12 | 15 Qershor 2026
100-eurot-dalin-sot,-ministria-jep-edhe-nje-mundesi-per-aplikuesit-me-gabime

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.

Sa i përket mbështetjes prej 100 euro për studentët, Murati ka sqaruar se komisioni vlerësues është duke vijuar punën.

Njoftimi:

Pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar, ashtu siç patëm paralajmëruar.

Ndërkohë, për masën e mbështetjes së studentëve komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati për ekzekutim.

Komento: