KQZ pritet të përmbyllë numërimin dhe të nisë rinumërimi gjatë vikendit

10:15 | 16 Qershor 2026
kqz-pritet-te-permbylle-numerimin-dhe-te-nise-rinumerimi-gjate-vikendit

KQZ pritet që deri në fund të javës të përfundojë numërimin e fletëvotimeve të mbetura nga procesi zgjedhor. Nëse vazhdon ky ritëm pune, rinumërimi i deri në 10% të votave mund të nisë gjatë vikendit, më herët se afati i planifikuar.

Ky proces do të zhvillohet vetëm pas përfundimit të numërimit të votave me postë, me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, ndërsa pritet të zgjasë rreth tri ditë.

Sipas KQZ-së, rinumërimi po bëhet si masë kontrolli për të siguruar saktësinë e rezultateve dhe për të adresuar paqartësitë e evidentuara gjatë procesit zgjedhor.

Rezultatet aktuale tregojnë Vetëvendosjen me 52 mandate, PDK 22, LDK 19 dhe AAK 7, ndërsa vazhdon numërimi i votave të mbetura, kryesisht nga diaspora dhe kategoritë e tjera.

Komento: