
Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës në mbledhjen e së hënës, ka zgjedhur kryetaren e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Fëllanza Knushaj nënkryetare të Aamblesë.
Në garë ishte edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra.
Në proces të votimit, Knushaj mori 12 vota, Emra 3, ndërkaq një votë u shpall e pavlefshme.
Mandati i Knushajt në këtë pozitë pritet të jetë aq sa e ka mandatin si kryetare e Gjykatës.
Propozimin për emrin e Knushajt e bëri kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ngadhnjim Arrni, ndërkaq Emrën e propozoi kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj.