Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture në Vushtrri

11:25 | 16 Qershor 2026
arrestohet-i-dyshuari-per-dhunimin-e-nje-te-miture-ne-vushtrri

Një person është arrestuar nën dyshimin për dhunimin e një të miture.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Vushtrri, ndërkaq viktima u dërgu për trajtim mjekësor.

“Vushtrri 15.06.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit as inicimit të rastit, është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Komento: