
Nëntë persona janë arrestuar në lidhje me atë që policia e përshkroi si një “grup kriminal i specializuar në vjedhjen dhe mbledhjen e maceve”, citoi AFP gazetën zyrtare të policisë së qytetit Ho Chi Minh, shkruan BBC.
Oficerët gjetën më shumë se 400 mace të gjalla dhe rreth 80 kafshë të ngordhura të ruajtura në akull gjatë bastisjeve në vende në Provincën Tay Ninh dhe Qytetin Ho Chi Minh javën e kaluar.
21 mace të tjera u sekuestruan në një strukturë të veçantë.