Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV del partia e parë, PDK bie e dyta

13:05 | 17 Qershor 2026
diaspora-permbys-rezultatin-ne-malisheve:-vv-del-partia-e-pare,-pdk-bie-e-dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e para në këtë komunë, duke lënë pas PDK-në. 

Aktualisht VV-ja ka 6 mijë e 602 vota në këtë komunë, apo 37,28 përqind, ndërsa PDK ka 6 mijë e 562 vota, apo 37.06 përqind.

Aktualisht nga votimi me postë ka mbetur pa pa u numëruar vetëm edhe një vendvotim, ndërsa tashmë ka nisur edhe numërimi i votave me kusht.

Komento: