
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka përkrahur operatorët edhe në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 Tram.
Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur po ashtu si do të duken autobusët e rinj të Prishtinës.
“Modernë, më të qasshëm për të gjithë dhe, mbi të gjitha elektrikë”, ka shkruar ai./Gazeta10