Aksion i madh i policisë në Prishtinë, Gjilan e Prizren: Arrestohen tre zyrtarë, sekuestrohen 50 mijë euro, armë dhe veturë

17:30 | 17 Qershor 2026
aksion-i-madh-i-policise-ne-prishtine,-gjilan-e-prizren:-arrestohen-tre-zyrtare,-sekuestrohen-50-mije-euro,-arme-dhe-veture

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale, pas kontrolleve të realizuara në tri lokacione të ndryshme: në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.

Sipas Policisë, operacioni është zhvilluar me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive relevante për rastin, pasi dyshohet se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin arritur të falsifikonin dokumente të ndryshme përmes kryerjes së veprave penale.

Gjatë aksionit janë sekuestruar përkohësisht: rreth 50 mijë euro para kesh (vlera e përgjithshme); një veturë; një armë zjarri pa leje; dy shtëpiza kompjuteri; tre telefona mobilë; disa dëshmi, autorizime dhe kontrata; dokumente të ndryshme që do të jenë pjesë e provave në rast.

Njoftimi i Policisë

Komento: