Ndërron jetë gruaja e aksidentuar në Jabllanicë të Leshanit

18:55 | 17 Qershor 2026
nderron-jete-gruaja-e-aksidentuar-ne-jabllanice-te-leshanit

Ka vdekur gruaja e cila ditë më parë mori lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti që ndodhi në rrugën Pejë-Klinë, konkretisht në fshatin Jabllanicë e Leshanit.

Rastin për media e konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Pejës. Sot në orët e mëngjesit jemi njoftuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet”, ka deklaruar Gashi.

Komento: