Shqipëri: Aksident pranë “Syrit të Kaltër”, dy persona bien me motor në humnerë

23:50 | 17 Qershor 2026
shqiperi:-aksident-prane-“syrit-te-kalter”,-dy-persona-bien-me-motor-ne-humnere

Një aksident është regjistruar pranë “Syrit të Kaltër”, ku dy persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, janë rrëzuar me motor në një humnerë rreth 15 metra në anë të rrugës.

Të dy personat kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë forcat e MZSH-së, strukturat e Policisë, si dhe Urgjenca Mjekësore.

Pas nxjerrjes nga zona ku kishin rënë, të lënduarit u dëeguan drejt Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore dhe kontrolle./abcnews.al

Komento: