Teuta Haxhiu rikthehet në Kuvend: Fitoren ua dedikoj qytetarëve!

12:40 | 18 Qershor 2026
teuta-haxhiu-rikthehet-ne-kuvend:-fitoren-ua-dedikoj-qytetareve!

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Aleancës, Teuta Haxhiu ka shprehur mirënjohje për rikthimin e saj në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu iu drejtua qytetarëve se kjo fitore nuk është e saja, por e popullit.

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time më të thellë për secilin prej jush që besuat dhe trasuat rrugëtimin tonë të përbashkët, krah Aleancës dhe vizionit të saj kombëtar e shtetndërtues. Fitorja nuk është e imja, është 100% e juaja, prandaj publikisht me gjithë shpirt ua dedikoj JU, dhe zotohem se në çdo situatë do të jem pranë jush për të dëgjuar hallin dhe zërin tuaj, në mënyrë që të njëjtin ta përcjellë me përkushtim, ndershmëri dhe transparencë në Kuvendin e Kosovës. E bekuar nga Zoti, të jem njëra prej jush!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Komento: