Aksident i rëndë në hyrje të Elbasanit, autobusi me fëmijë përplaset me një automjet

14:35 | 18 Qershor 2026
aksident-i-rende-ne-hyrje-te-elbasanit,-autobusi-me-femije-perplaset-me-nje-automjet

Një aksident i rëndë është regjistruar në hyrje të Elbasanit, ku një autobus me fëmijë, pjesë e një ekipi basketbolli, është përplasur me një automjet tip “Toyota”.

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që autobusi të dalë nga rruga dhe të përfundojë në ambientet e një pike karburanti.

Në vendngjarje, siç shkruan Euronewsal, kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës.

Shoferi i automjetit është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e fëmijëve që ndodheshin në autobus.

Komento: