Këta janë deputetët që sigurojnë për herë të parë ulëse në parlament

15:55 | 18 Qershor 2026
keta-jane-deputetet-qe-sigurojne-per-here-te-pare-ulese-ne-parlament

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Në bazë të këtyre rezultateve disa nga kandidatët për deputetë do të sigurojnë për herë të parë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë në legjislativ do të jenë: Osman Musliu, Arton Konushevci, Valon Peci dhe Armend Baloku.

Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga rikthimi i saj Vjosa Osmani ka siguruar ulëse në legjislaturën e re, teksa Albena Reshitaj do të kthehet sërish në Kuvend nga radhët e LDK-së, ndërsa Paris Guri do të rikthehet sërish në Kuvendin e Kosovës.

Aleanca ka siguruar 7 ulëse nga të cilat të gjithë kanë ‘shijuar’ postin e deputetit, ndërsa Teuta Haxhiu është rikthyer në Kuvendin e Kosovës, pas mungesës në dy legjislatura.

Komento: