
Rovena Stefa i është rikthyer muzikës pas humbjes së babait, duke sjellë për publikun një projekt të ri muzikor.
Këngëtarja ka publikuar videoklipin e këngës me titull “Mos e le zemrën me u thy”, i cili është realizuar me Inteligjencë Artificiale, duke e bërë Rovenën këngëtaren e parë shqiptare që eksperimenton në këtë drejtim, shkruan Kosovarja.

Me këtë projekt, artistja sjell një formë ndryshe të realizimit të videoklipeve, duke kombinuar muzikën me teknologjinë bashkëkohore.