
Gjatë takimit, siç bëhet e ditur në një njoftim, Hamza rikonfirmoi përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për formimin sa më të shpejtë të institucioneve qeverisëse dhe për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe avancimin e proceseve që i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.
Hamza e falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite, si dhe për partneritetin e ngushtë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.