Zubin Potok: Burri në gjendje të dehur sulmon fizikisht gruan

14:05 | 19 Qershor 2026
zubin-potok:-burri-ne-gjendje-te-dehur-sulmon-fizikisht-gruan

Një burrë, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij në Zubin Potok.

Për këtë rast, mëngjesin e sotëm ka raportuar Policia e Kosovës.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë, më 18 qershor, në orët e vona të mbrëmjes, rreth orës 22:20.

I dyshuari, sipas njoftimeve, është marrë në pyetje pasi është kthjellur dhe më pas është liruar që të mbrohet në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”

Komento: