NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

17:35 | 19 Qershor 2026
nato:-zvogelimi-i-trupave-ne-kosove-s’prek-marreveshjet-ekzistuese,-perfshire-ate-per-dergimin-e-fsk-se-ne-veri

Një zyrtar i NATO-s i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vendimi për optimizimin e forcave të KFOR-it në Kosovë nuk prek marrëveshjet ekzistuese që janë në mes të Aleancës Veri-Atlatnike dhe Kosovës.

Ai ka thënë se vendosja e FSK-së në Veri të Kosovës mbetet e kushtëzuar nga marrëveshjet aktuale dhe miratimi paraprak i Komandantit të KFOR-it

“Procesi i optimizimit nuk prek marrëveshjet ekzistuese të bashkëpunimit me Kosovën. Dislokimi i FSK-së në Veri mbetet i kushtëzuar nga marrëveshjet aktuale dhe miratimi paraprak i Komandantit të KFOR-it”,ka deklaruar ky zyrtar i NATO-s për REL.

Komento: