
Dy predha luftarake, të mbetura në fund të detit në Gjirin e Porto-Palermos, u nxorën sot në sipërfaqe, gjatë një operacioni të kryer nga palombarët e bazës ushtarake detare të Pashalimanit, në prani edhe të ekspertëve të Xhenios, ushtarakëve të Forcës Detare, emergjencave civile si edhe të Bashkisë Himarë.
Edhe pse në thellësi të konsiderueshme dhe nën ujë për më shumë se 80 vjet, ato konsiderohen ende me rrezik potencial nëse aktivizohen.
Predhat, pasi u nxorën në sipërfaqe, u morën nga ekspertët e ushtrisë për t’u asgjësuar në kushte sigurie./abcnewsal