Lehtësohet kalimi kufitar Shqipëri–RMV, hiqen kontrollet e dyfishta

20:20 | 19 Qershor 2026
lehtesohet-kalimi-kufitar-shqiperi–rmv,-hiqen-kontrollet-e-dyfishta

Shqipëria e Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshjen që synon lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve e mjeteve në pikat e përbashkëta kufitare.

Marrëveshja parashikon që në pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës, Tushemishtit dhe Goricës, qytetarët dhe automjetet të kalojnë vetëm një kontroll të përbashkët, duke shmangur procedurat e dyfishta dhe pritjet e gjata që janë kthyer në një problem të përvitshëm gjatë sezonit veror.

Sipas autoriteteve, marrëveshja pritet të hyjë në fuqi sapo të miratohet edhe nga pala shqiptare, duke krijuar një model të ngjashëm me atë që funksionon aktualisht në kufirin Shqipëri-Kosovë, shkruan abcnews.al. Paralelisht me këtë proces, autoritetet vendore të Pogradecit dhe Strugës po avancojnë edhe projektin për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave nëpërmjet Liqenit të Ohrit, një nismë që synon të afrojë më tej dy brigjet dhe të krijojë paketa të përbashkëta turistike.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, përmes pikës kufitare të Qafë Thanës janë përpunuar mbi 2.2 milion udhëtarë, ndërsa gjatë muajve të verës radha e automjeteve ka arritur shpesh disa kilometra.

Komento: