Ishte i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës, kapet 24-vjeçari në Prishtinë

14:05 | 20 Qershor 2026
ishte-i-denuar-me-2-vjet-burgim-per-perdorim-te-armes,-kapet-24-vjecari-ne-prishtine

Policia e Kryeqytetit ka arrestuar një 24-vjeçar i cili ishte në kërkim nga organet e drejtësisë.

Sipas policisë, i njëjti ishte i dënuar me burgim për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastin

Komento: