Aksident i rëndë trafiku me fatalitet në Vushtrri, humb jetën një 22-vjeçar

08:40 | 21 Qershor 2026
aksident-i-rende-trafiku-me-fatalitet-ne-vushtrri,-humb-jeten-nje-22-vjecar

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor që kalon nëpër zonën e Vushtrrisë.

Sipas informacioneve fillestare, në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e lëndimeve të rënda të marra nga përplasja, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, një mashkull rreth 22-vjeçar.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit e trafikut, të cilët kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

Komento: