
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 qershor 2026, rreth orës 02:50, në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë. Dy punëtorët e pompës së derivateve kanë raportuar se derisa ishin në vendin e tyre të punës, në objekt kanë hyrë dy persona të maskuar.