Lutfi Haziri propozon “marrëveshje gjithëpërfshirëse”: Ndarja e përgjegjesive institicionale vjen në fund

18:00 | 21 Qershor 2026
lutfi-haziri-propozon-“marreveshje-gjitheperfshirese”:-ndarja-e-pergjegjesive-institicionale-vjen-ne-fund

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kërkuar marrëveshje gjithëpërfshirëse për dalje nga ngërçi institucional.

Haziri këtë kërkesë e ka parashtruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, i cili ka thënë se ndarja e përgjegjësive institucionale duhet të vijë në fund.

“Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Cilido opsion që arrin marrveshjen gjithëpërfshirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund”, deklaroi Haziri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Komento: