Irani dhe ShBA-ja do të hapin linjë telefonike për t’i shmangur keqkuptimet në Hormuz

08:00 | 23 Qershor 2026
irani-dhe-shba-ja-do-te-hapin-linje-telefonike-per-t’i-shmangur-keqkuptimet-ne-hormuz

Irani është pajtuar që të hapë një linjë telefonike për Ngushticën e Hormzuit për të “shmangur dhe zgjidhur ndonjë keqkuptim” me Shtetet e Bashkuara ose me vende të tjera, kur anijet të jenë duke kaluar nëpër rrugën e rëndësishme detare.

Kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, tha të hënën se Irani dhe Shtetet e Bashkuara kishin “arritur një marrëveshje për të ndërtuar mekanizma për bashkërendim – një linjë telefonike dhe një qendër në mënyrë që, nëse ngrihet ndonjë paqartësi apo problem, anijet të mund ta kontaktojnë atë qendër”, raporton televizioni CNN.

Në një intervistë me mediat shtetërore iraniane gjatë kthimit nga bisedimet në Zvicër, Ghalibafi tha se, nga tani e tutje, Ngushtica e Hormuzit “do të menaxhohet sipas rregulloreve iraniane” dhe “nuk do të kthehet kurrë tek ajo që ishte para luftës”.

Ai premtoi se Irani “do t’i zbatojë ligjet ndërkombëtare në mënyrë të saktë” dhe do të veprojë shpejt për të zgjidhur ndonjë problem ose keqkuptim.

“Natyrisht, njësoj siç mund të lindin probleme në Liban apo ndokund tjetër, probleme mund të lindin edhe në Ngushticën e Hormuzit. Siç keni parë, në disa net ka pasur edhe përleshje” – shtoi kryenegociatori iranian.

Sipas tij, linja telefonike do të ndihmojë për garantimin e “nivelit më të lartë të sigurisë dhe rrjedhjes së trafikut [detar]”.

Komento: