
Franca përjetoi natën më të nxehtë nga e hëna në të martë që prej fillimit të matjeve në vitin 1947, njoftoi agjencia kombëtare meteorologjike.
Treguesi kombëtar i temperaturës – një mesatare e matjeve nga 30 stacione në të gjithë Francën – arriti në 21.6°C, sipas të dhënave paraprake të marra të martën në mëngjes.
Rekordi i mëparshëm ishte 21.4°C, i regjistruar më 25 korrik 2019, shkruan The Guardian.
Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar janë lëshuar paralajmërime të rralla “të kuqe” për shkak të temperaturave ekstreme që pritet të arrijnë nivele rekord për muajin qershor gjatë kësaj jave, ndërsa një valë e fortë e të nxehtit po përfshin Europën.