Arrestohet burri në Elbasan i cili dyshohet se ia vuri flakën gruas së tij

17:00 | 23 Qershor 2026
arrestohet-burri-ne-elbasan-i-cili-dyshohet-se-ia-vuri-flaken-gruas-se-tij

Policia e Elbasanit ka arrestuar 69-vjeçarin i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe i ka vënë flakën.

Bëhet e ditur se gruaja tashmë po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme në fshatin Karkavec, në Njësinë Administrative Qukës të bashkisë së Prrenjasit.

Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari i cili ndodhej në gjendje të dehur, fillimisht ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka marrë me forcë telefonin dhe në kulmin e konfliktit, dyshohet se e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën.

Burime paraprake thonë se shkak i ngjarjes mund të kenë qenë motive xhelozie, megjithatë rrethanat e plota po hetohen nga organet ligjzbatuese./abcnews.al

Komento: