Tragjedia në Zvicër: Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar

18:30 | 23 Qershor 2026
tragjedia-ne-zvicer:-gjendet-trupi-i-pajete-i-5-vjecarit-shqiptar

  Është konfirmuar se trupi i 5-vjeçarit Tian Rahimi është nxjerrë nga ujërat e lumit Reuss në Zvicër, pas disa ditësh kërkimesh intensive nga ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët.

Lajmin e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, i cili ishte nsiur në operacionet e kërkim-shpëtimit. Në një postim publik, ai ka shprehur ngushëllimet për familjen e vogëlushit dhe mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan në kërkime.

“Pak para arritjes në Zvicër, konfirmohet se trupi i Tianit është nxjerrë nga uji. Familjes i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Falënderoj të gjithë ata vullnetarë që kontribuan. Tian, qofsh afër Zotit o engjëll”, ka shkruar Tahiri.

Tiani ishte zhdukur  në zonën e Mühlaut, në kantonin Aargau, pas një aksidenti me varkë në lumin Reuss.

Që nga momenti i zhdukjes, autoritetet zvicerane, së bashku me ekipet e shpëtimit dhe vullnetarë të shumtë, zhvilluan operacione të pandërprera kërkimi përgjatë lumit. Pas disa ditësh përpjekjesh, është konfirmuar se trupi i vogëlushit është gjetur.

Komento: