Kërçeli tallet me LDK-në: Po jepet me qira, nëse Rama propozohet për kryetar bëhet ‘fenomen për libra’

13:55 | 24 Qershor 2026
kerceli-tallet-me-ldk-ne:-po-jepet-me-qira,-nese-rama-propozohet-per-kryetar-behet-‘fenomen-per-libra’

Deputeti i zgjedhur i VV-së, Ilir Kërçeli, ka vazhduar të përfshihet në përçarjen brenda LDK-së.

Kërçeli ka thënë se nëse Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, propozohet për kryetar të LDK-së, është “fenomen që meriton të hyjë në librat e politikës botërore”..

“Në zgjedhjet për kryetar, të gjithë anëtarët e LDK-së do të kenë të drejtë vote, përveç vetë kandidatit për kryetar, sepse ende nuk është anëtar i partisë që synon ta udhëheqë. Shpresoj që, pasi të zgjidhet kryetar, puna e tij e parë të jetë plotësimi i formularit të anëtarësimit në LDK”, ka shkruar Kërçeli.

Sipas tij, LDK-ja nuk po drejtohet më nga anëtarët e saj, “por po jepet me qira”.

“Tashmë nuk po kërkohet as që qiramarrësi të jetë pjesë e shtëpisë; mjafton t’i pëlqejë çelësi. E në fund, mbetet vetëm një pyetje: a po zgjedh LDK-ja një kryetar për ta forcuar veten, apo po përgatitet të bëhet zyrtarisht patericë e PDK-së, tashmë edhe me letra?”, thuhet në postimin e Kërçelit.

Postimi i plotë:

Komento: