Katz: Izraeli nuk do të tërhiqet nga Libani, edhe nëse këtë e kërkon SHBA-ja

15:15 | 24 Qershor 2026
katz:-izraeli-nuk-do-te-terhiqet-nga-libani,-edhe-nese-kete-e-kerkon-shba-ja

Izraeli nuk do të tërhiqet nga Libani, edhe nëse këtë e kërkojnë Shtetet e Bashkuara, deklaroi të mërkurën Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, raporton CNN.

“E kemi bërë të qartë se në asnjë rrethanë nuk do të tërhiqemi dhe, deri në këtë moment – dhe kjo është një arritje diplomatike – nuk ka asnjë kërkesë amerikane që Izraeli të tërhiqet nga Libani”, tha Israel Katz.

Katz tha se ia kishte bërë të qartë qëndrimin e Izraelit homologut të tij amerikan dhe se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ia kishte përcjellë të njëjtin mesazh presidentit amerikan Donald Trump.

Komentet e Katz vijnë në ditën e dytë të bisedimeve midis Izraelit dhe Libanit, të zhvilluara nën kujdesin e administratës Trump.

Katz kishte deklaruar më herët se Izraeli nuk do t’i tërhiqte forcat e tij nga jugu i Libanit, por komentet e tij të fundit e bëjnë edhe më të qartë këtë qëndrim, madje edhe në rast se një tërheqje do të kërkohej nga SHBA-ja.

CNN kishte raportuar më parë se Izraeli po shqyrtonte tërheqje “simbolike” nga territori i pushtuar në jug të Libanit, si pjesë e bisedimeve dhe si një “gjest” ndaj qeverisë libaneze.

Komento: