Fadil Nura publikon mesazh me fotografi të Thaçit dhe Veselit: Po vijnë ditët e shpresës

15:20 | 24 Qershor 2026
fadil-nura-publikon-mesazh-me-fotografi-te-thacit-dhe-veselit:-po-vijne-ditet-e-shpreses

Ish-kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar një fotografi ku shihen dy figurat që po gjykohen në Hagë, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në postimin e tij, Nura është shprehur:

“Mirëmëngjesi miq,

Mbani besimin!

Po vijnë ditët kur zhgënjimi do t’i lërë vendin shpresës, regresi zhvillimit dhe përçarja bashkimit. Kaosit po i vjen fundi.

Miq, ata po vijnë.”

Komento: