
Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit ka njoftuar se Drejtorati i Inspekcionit, ka rrënuar një objekt të rrezikshmërisë së lartë, në lagjen “Livadhet e Arapit”.
“Ky objekt paraqiste rrezik të lartë për banorë dhe pas ankesave të qytetarëve dhe konstatimit se paraqiste rrezik dhe, është rrënuar”, ka thënë Isa Agushi, drejtor për Inspekcion.
Sipas tij ky objekt rrezik jo vetëm për banorët e asaj ane, por edhe për qytetarët e shumtë, sidomos fëmijët që ecin në shëtitore.
“Pas konstatimit të rrezikshmërisë nga organet kompetente, inspektorët u kujdesen që të bëhet rrënimi i kontrolluar dhe të pastrohet hapësira”, ka deklaruar Agushi.
