
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka njoftuar se bashkëluftëtari dhe avokati i OVL UÇK-së, Gafurr Elshani është nderuar me mirënjohje nga Komuna e Suharekës në Ditën e Çlirimit të kësaj komune.
Përmes, një postimi në profilin e organizatës në rrjetin social Facebook, OVL UÇK ka falënderuar Komunën e Suharekës për këtë vlerësim dhe për respektin e treguar ndaj atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe të mirën e vendit tonë.
Postimi i plotë:
Bashkëluftëtari ynë, njëherësh edhe avokati i OVL UÇK-së, z. Gafurr Elshani, është nderuar me mirënjohje nga Komuna e Suharekës në Ditën e Çlirimit të kësaj komune.
OVL UÇK e uron z. Elshani për këtë mirënjohje të merituar, i cili paraqet një dëshmi të përkushtimit dhe kontributit të tij ndër vite.
Njëkohësisht, falënderojmë Komunën e Suharekës për këtë vlerësim dhe për respektin e treguar ndaj atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe të mirën e vendit tonë.