Çka është tërmeti “i dyfishtë” që goditi Venezuelën

16:10 | 25 Qershor 2026
cka-eshte-termeti-“i-dyfishte”-qe-goditi-venezuelen

Venezuela u godit nga një sekuencë tërmetesh e njohur si “doublet”, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Kjo ndodh kur dy tërmete me magnitudë të ngjashme godasin njëri pas tjetrit brenda një kohe të shkurtër dhe në një zonë të ngjashme.

Në këtë rast, një tërmet me magnitudë 7.2 u pasua nga një tërmet më i fuqishëm me magnitudë 7.5 vetëm 38 sekonda më vonë.

Shërbimi Gjeologjik, thotë se kjo sugjeron një “proces kompleks të ndërveprimit të çarjeve”, pra kur një tërmet ndihmon në shkaktimin e një tjetri pranë tij.

Kjo ndryshon nga sekuenca tipike e tërmeteve, ku një tërmet i madh pasohet nga lëkundje pasuese shumë më të vogla, raporton CNN.

Dy tërmete të mëdha kaq pranë njëri-tjetrit në kohë janë veçanërisht të pazakonta, por sekuencat “doublet” nuk janë të paprecedenta në këtë pjesë të botës.

Veriu i Venezuelës u godit gjithashtu nga një sekuencë doublet tërmetesh në shtator 2025, sipas USGS.

Tërmetet ishin shumë më të dobëta, me magnitudë 6.2 dhe 6.3, por gjithsesi shkaktuan të paktën një viktimë dhe më shumë se 100 të plagosur, thuhet në raport.

Edhe tërmetet e Turqisë dhe Sirisë të shkurtit 2023, që shkaktuan vdekjen e më shumë se 55,000 njerëzve, ishin një sekuencë doublet.

Komento: