Abdixhiku: As që vjen në shprehje dorëheqja ime

23:20 | 25 Qershor 2026
abdixhiku:-as-qe-vjen-ne-shprehje-doreheqja-ime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se nuk e ka në plan të japë dorëheqje nga pozita e tij si kryetar i partisë.

Në Klan Kosova, ai u ka drejtuar një mesazh të qartë të gjithë atyre që kanë kërkuar largimin e tij nga drejtimi i partisë.

“Jo, morë çfarë, as që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë as duart”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai theksoi se do të vazhdojë të mbetet në krye të LDK-së për sa kohë që ka shumicën brenda partisë.

Komento: