Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38 gradë Celcius

15:05 | 26 Qershor 2026
zvicra-shenon-diten-me-te-nxehte-te-qershorit-ne-histori,-termometri-arrin-ne-38-grade-celcius

Zvicra ka regjistruar temperaturën më të lartë të matur ndonjëherë gjatë muajit qershor. Të enjten, termometri arriti në 38 gradë Celsius në Bazel, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 36.9 gradësh, i vendosur në vitin 1947.
Sipas MeteoSwiss, për herë të parë në histori temperaturat në Zvicër kanë kaluar kufirin e 37 gradëve gjatë muajit qershor, raporton albinfo.ch.

Për shkak të valës ekstreme të të nxehtit, niveli më i lartë i alarmit për vapë vazhdon të jetë në fuqi në pjesën më të madhe të Zvicrës.

Meteorologët u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin e gjatë në diell, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të veçantë ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore. /Albinfo.ch

Komento: